HomePolitikë

PD/ Debat për komisionerët pranë KQZ

Pas tre muajsh bojkot, Partia Demokratike iu rikthye pa zhurmë punimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Rikthimi i përfaqësuesve të opozitës erdhi bashkë me vendimin për të dërguar anëtarët e saj në zonat e administrimit zgjedhor (KZAZ).

Interesi i papritur per procesin zgjedhor të cilin kanë paralajmëruar se nuk do marrin pjesë për sa kohë Edi Rama do të jetë kryeministër, solli reagimin e nënkryetarit të KQZ, Denar Biba, i cili u përplas me përfaqësuesin e demokrateve në komision, Njazi Kosovrasti.

Përplasja vjen një ditë pasi Partia Demokratike njoftoi se ka ndërruar mëndje dhe do të dërgojë anëtarët e saj në KZAZ-të të cilët tashmë janë plotësuar nga KQZ.

Të majtët e lexuan vendimin e demokratëve si tentativë për të bllokuar procesin, ndërsa partitë e reja opozitare si përpjekje e PD-LSI për t’u futur në zgjedhje kundër rregullave të lojës.

Vetë Partia Demokratike sqaroi aktin e saj me dokumentimin e shkeljeve të rënda që po i bëjnë procesit anëtarët e majtë të KZAZ-ve.


TË NGJASHME