Aktualitet Lajme Politikë

PD: Kajmaku i dënuar për vepra të rënda, Rama e di

Partia Demokratike ka vijuar me akuzat e forta ndaj kryebashkiakëve të Edi Ramës, të dalë nga votimet e 30 qershorit. Një ditë më parë, PD iu drejtua Prokurorisë, duke i kërkuar të verifikonte figurën e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, me pretendimin se ai ka qenë i arrestuar në Greqi.

Në një dalje për media, Sekretari për Çeshtjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, tha sot se Kajmaku është dënuar, dëbuar dhe arrestuar në Greqi për vepra të rënda penale. Lidhur me këtë, ai i kërkoi kryeministrit Rama të reagojë dhe të japë sqarime për këtë kriminel, ndërsa tha se Kajmaku duhet të japë menjëherë dorëheqjen.

“Valdrin Pjetri, kandidati trafikant i Ramës dhe Doshit, nuk është rast i izoluar. Një pjesë e kandidatëve të Ramës kanë probleme me drejtësinë, për shkak të së shkuarës kriminale apo të lidhjeve me krimin. Rama i promovon dhe iu jep mbështetje. Rama e di që dhe Agim Kajmaku i Vorës ka probleme me drejtësinë. Ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Rama dhe Balluku e dinë se ai ka probleme me drejtësinë greke. Rama po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar.

A është dënuar, dëbuar, arrestuar dhe shpallur në kërkim në Greqi për vepra të rënda penale dhe a e ka fshehur këtë Agim kajmaku? Ata duhet t’i thonë shqiptarëve të vërtetën. Do ketë vetëm një përfundim, Rama do largohet me turp si kryeministri që ka vetëm një ofertë për shqiptarët: krimin dhe bashkëpunimin me të”, deklaroi Gjata.

Deklarata e plotë:

Valdrin Pjetri, kandidati trafikant i Edi Ramës dhe Tom Doshit në Shkodër, nuk është një rast i izoluar. Një pjesë e mirë e kandidatëve të Edi Ramës në bashki të ndryshme të vendit kanë probleme me drejtësinë, për shkak të së shkuarës kriminale ose për lidhjet e tyre aktuale me krimin.

Çfarë i lidh bashkë të gjithë këta individë që e morën me pushtetin me dhunë, është Edi Rama, i cili mbron dhe promovon këdo që i shërben pushtetit të tij kriminal.

Njësoj si për Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se edhe Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë!

Edi Rama e di se i përzgjedhuri i tij dhe i Belinda Ballukut për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Ky është një fakt që Edi Rama e di shumë mirë, madje ai e kabekuar fshehjen e precedentit penal të Agim Kajmakut. Por Edi Rama po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke fallsfikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit.

Pyetja drejtuar Edi Ramës, Belinda Ballukut, Agim Kajmakut dhe Arta Markut është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: A është dënuar, dëbuar, arrestuar dhe shpallur në kërkim ndonjëherë në Greqi për vepra penale të rënda dhe a e ka fshehur këtë fakt në vetedeklarimin e dekriminalizimit?

Agim Kajmaku iu shmang kësaj pyetje në tekst-përbetimin e ardhur të gatshëm nga zyra e Edi Ramës me sugjerimin e bashkëpunëtores së tij, Belinda Balluku. Por këta të tre, kanë detyrimin t’u thonë shqiptarëve të vërtetën:

A është arrestuar ndonjëherë në Greqi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto?

A ka çështje të hapur penale përfaqësuesi i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në Greqi?

Pse Edi Rama dhe Belinda Balluku vendosën veton duke shpërfillur PS të Vorës, kur socialistët protestuan para 30 Qershorit për kryebashkiakun me probleme të Ramës dhe Ballukut?

Strategjia e Edi Ramës për të mbrojtur Agim Kajmakun me betimin se ai as nuk është i dënuar, as nuk është i dëbuar nga Greqia nuk ka asnjë vlerë.

Ajo është një strategji e dëshuar, që do të ketë vetëm një përfundim: Edi Rama do të largohet me turp si kryeministri i cili ka vetëm një ofertë për qytetarët: krimin dhe hajdutërinë.

Related posts

Amerikania i mbyll gojën Daçiç pasi …

Klaudia gotanews

Basha kërkon ndryshim të sistemit parlamentar

Klaudia gotanews

SHBA kërkon nga Serbia zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!