HomePolitikë

PD kërkon interpelanca për “studentët” dhe “kufirin Kosovë-Serbi”

Opozita ka vendosur që krahas përgatitjes për protesta, të përdorë edhe instrumentet parlamentare.

Me kthiminkomisionet e Kuvendit, demokratët kërkuan paraqitjen e disa ministrave për raportim, duke nisur nga ajo e Arsimit, Besa Shahini, të cilën palët ranë dakord ta thërrasin të mërkurën.

Çfarë nuk mori mbështetjen e mazhorancës ishte kërkesa e demokratëve për thirrjen urgjente të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi.

“As Milosheviçi në vitet ’80. Jam shumë e shqetësuar për dhunën, të vijë urgjent ministri nesër”, tha Albana Vokshi.

Në një tjetër komision, atë të Integrimit, opozita kërkoi nga qeveria të raportojë mbi 5 prioritetet kyçe për hapjen e negociatave, ndërsa nuk hezituan të thërrasin edhe vet kryeministrin Rama, tashmë që mban edhe detyrën e ministrit të Jashtëm.

“Të na sqarojë pozicionin e Shqipërisë për çështjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Bumçi.

“Pajtohem në parim, kërkesat legjitime”, tha Senida Mesi.

“Kosova është e pavarur, respektojmë dialogun e saj me Serbinë”, tha Balla.

Demokratët këmbëngulën që sqarimet t’i merrnin nga Edi Rama, si ministër i Jashtëm, ndonëse ai ia ka deleguar kompetencat zv.ministrit Cakaj.


TË NGJASHME