HomePolitikë

PD mbledh grupin parlamentar, reagon Bylykbashi

Sot pasdite, PD ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar në lidhje me hapat që do të ndërmarrë për reformën zgjedhore.

Në mbledhjen e Partisë Demokratike janë diskutuar një sërë pikash sa i takon reformës zgjedhore.

PD dhe aleatët e saj kërkojnë transparencë të plotë të mënyrës sesi financohen partitë politike në vend, e po ashtu kanë përgatitur edhe draft për votim elektronik.

Tjetër pikë e diskutuar nga selia blu është edhe shmangia de votimeve familjare. Partia Demokratike ka prezantuar një plan për të shmangur votimet familjare

Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, tha në fund të mbledhjes së opozita ka propozime konkrete për zgjidhje, sai përket votimit.

Çështjet themelore në planin e opozitës, sipas Bylykbashit, janë lufta ndaj shit-blerjes dhe manipulimit të votave.

“Ka propozime konkrete për zgjidhjet sa i përket votimit. Identifikimi elektronik, votimi elektronik, është një zgjidhje. Duhet të luftojmë shit-blerjen dhe manipulimin e votës, nëpërmjet marrjes së kartave të identitetit.

Do bëhet e mundur heqja e duarve të komisionerëve, që me urdhër të mazhorancës manipulojnë zgjedhjet. Zgjidhjet tona janë plotësisht të realizueshme”, tha Bylykbashi.

Kur do kemi takim me mazhorancën?
Propozimi jonë është i qartë në tryezë, me planin pesë pikësh. Zgjidhjet e mazhorancës janë krejtësisht të pabesueshme


TË NGJASHME