Aktualitet Lajme Politikë

PD mbledh grupin për reformën zgjedhore, flet Alibeaj

Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar, për të diskutuar në lidhje me reformën zgjedhore.

Mësohet se në PD janë tre grupe që të mbledhur për të punuar mbi reformën zgjedhore. Sot u zhvillua grupi i oponencës, i kryesuar nga ana e Enkelejd Alibeajt.

Pas mbledhjes, Alibeajt u shpreh se sot u bë mbledhja e parë e njërit prej nën-grupeve. Ai theksoi se grupi që ai udhëheq diskutoi për shit-blerjen e votës, por edhe për politizimin e administratës zgjedhore.

“Ne kemi dëshirë reale që të bëhet reforma zgjedhore. Por, nuk mund të bëhet reforma zgjedhore, duke u mbështetur vetëm në deklaratë të Ramës se nuk vjedh votën. Kjo nuk është dëshirë, por është t’iu hedhësh sy shqiptarëve. Rama tallet me shqiptarët, duke mos goditur në themel shit-blerjen e votës. Reforma reale do të ishte që të gjendet ilaçi efektiv në këtë rast për të mos shitur e blerë votën. Palës tjetër i kemi thënë që t’i kthehet seriozitetit.  Ne duam reformë reale, të orientuar totalisht nga ato që ka thënë opozita dhe tashmë e thonë edhe gjermanët e Bundestagut. Nuk ka vullnet politik për të dënuar ata që shesin e blejnë vota. Nga drafti i maxhorancës, disa propozime ishin tallje”,-tha Alibeaj.

Kujtojmë që  kryeministri Rama ka deklaruar se reforma zgjedhore do të ndahet në dy faza, në atë të implementimit të reformës sipas standardeve të OSBE, ndërsa faza e dytë është që të ketë dialog me opozitën.

Related posts

Mesazhi i Edi Palokës/ Jemi në luftë për mbijetesë

igligota

Ofendoi shqiptarët/ Haradinaj shkarkon ministrin serb

Anxhela news

Parashikimi i motit, datë 5 tetor 2019

Mila
Na Kontaktoni!