HomePolitikë

PD/ Mbledhje urgjente me ish-grupin dhe Kryesinë

Lulzim Basha ka thirrur urgjentisht mbledhje të ish-grupit të saj parlamentar si dhe të Kryesisë.

Mbledhja do të zhvillohet paraditen e sotme për masat organizative të ardhshme. Pritet që PD të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me organizimin e protestave të cilat deri më tani nuk kanë pasur efekt të mjaftueshëm që të ndryshojnë qëndrimin e kryeministrit Rama.

Neser, e hene, date 24 Mars 2019, ora 10.00, nen drejtimin e Kryetarit Basha do te zhvillohet mbledhja e perbashket e Grupit Parlamentar dhe Kryesise se PDSH, per masat organizative per vijimin e aksionit politik. Lutem te sigurohet pjesemarrja!”, është mesazhi që Basha i ka dërguar anëtareve të Kryesisë dhe ish deputetëve.

Për këtë priten që ish-deputetët dhe kryesia të përcaktojnë një strategji të re në lidhje me politikën që do të ndjekin.


TË NGJASHME