HomePolitikë

PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për deputet

Nga sot Partia Demokratike fillon përzgjedhjen e kandidatëve për deputet

Për herë të parë, PD ka bërë me dije se në mënyrën e përzgjedhjes se kandidateve për deputet rolin kryesor e ka anëtarësia dhe se do të ngrihet një komision për vlerësimin e tyre.

Rregullat dhe parimet mbi të cilat do të kryhet përzgjedhja e kandidatëve ndahen në katër faza:

1. Identifikimi dhe propozimi i kandidatëve nga anëtarët. Çdo anëtar ka të drejtën e propozimit të një kandidati. Edhe ata individ qe nuk janë propozuar nga anëtarësia, kane te drejtën e vetpropozimit
2. Verifikimi dhe seleksionimi i kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.
3. Konsultimi i listës se kandidatëve potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë.
4. Zyrtarizimi i listës nga kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar.

PD thekson se “ky proces garanton një proces te hapur për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e garës, pa asnjë paragjykim dhe bazuar mbi rregulla dhe norma transparente. Te vetmit qe nuk do te mund të jenë pjese e garës janë personat qe janë subjekt i ligjit te Dekriminalizimit, kane qene funksionar te larte para viteve 90 apo bashkëpunëtor te sigurimit te shtetit. Gratë, te rinjtë, te përndjekurit dhe pronaret do te kenë një përfaqësim dinjitoz ne listën e deputeteve te PD”.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME