Aktualitet Lajme Politikë

PD nxjerr provën e re për Agim Kajmakun

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi nga selia blu nxori sot provën e re për të cilën tha se tregon se personi i arrestuar në Greqi është Jorgo Toto, kandidati socialist për Bashkinë e Vorës. Bardhi tha se në momentin e arrestimit, në Greqi, ai ka pasur me vete pasaportën e cila ka një numër unik, kurse për emrat e prindërve ai ka gënjyer.

“Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me
pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me
pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku”, tha Bardhi nder te tjera.

“Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në vitin 2003, me masë arresti në burg, në fuqi,
për kryerjen e një krimi, është ekzaktësisht Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës
për Vorën., megjithëse ai, në momentin e arrestimit, ka dhënë emra fallco për
nënën dhe babin e tij.

Në vendimin e drejtësisë greke, të cilin ne e bëmë publik dje, Jorgo Toto paraqitet
me amësi Parashivi dhe atësi Thanas. Kjo ka ndodhur, sepse në pasaportën e
shtetasve shqiptarë nuk pasqyrohen të dhënat e atësisë dhe amësisë. Për këtë
arsye, në procesverbalin e arrestimit, të dhënat për atësinë dhe amësinë,
pasqyrohen ashtu siç deklarohen nga vetë i arrestuari.
Pavarësisht përpjekjes për të mashtruar autoritetet greke, në momentin e
arrestimit Jorgo Toto ka patur me vete pasaportën e tij, e cila ka një numër unik
identifikimi dhe e cila është regjistruar në vendimin për arrestimin e Jorgo
Totos.

Në faqen 13 të këtij vendimi, të publikuar dje, thuhet se shtetasi i arrestuar për
krimin që dënohet me jo më pak se 10 vjet burgim, është shtetasi shqiptar Jorgo
Toto që posedon pasaportën me nr. Z 0148497.

Sipas rregullave në fuqi, kur një shtetas pajiset me pasaportë, të dhënat e tij
hidhen menjëherë në sistemin shtetëror TIMS.

Këtë dokument autentik ne e posedojmë dhe, nëpërmjet tij, provojmë në mënyrë
të pakundërshtueshme se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i
arrestuar në vitin 2003 në Greqi”.

kajmaku pasaport

Partia Demokratike paraqiti dje 5 fakte.
1. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është arrestuar në Greqi në vitin 2003 për
një krim që dënohet deri në 10 vjet burg.
2. Agim Kajmaku e ka fshehur arrestimin në Formularin e Dekriminalizimit.
3. Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sot e kësaj dite, është me masë arresti me burg
në fuqi në Greqi.
4. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto, me proces penal të hapur në Greqi, është
në kërkim kombëtar nga drejtesia greke.
5. Agim Kajmaku ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të jetë kandidat për kryetar
bashkie. Për fshehjen e krimit, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të
mandatit dhe burg deri në 4 vjet.

Megjithëse provat janë publike, Edi Rama vazhdon të heshtë për t’i dhënë kohë
strategjisë së tij prej burracaku, që nuk i mbron direkt kriminelët e vet në bashki,
por përdor mercenarët në media për të thënë se Agimi Kajmaku nuk është Jorgo
Toto, i arrestuar në Greqi.

Me pseudo alibinë se Jorgo Toto i arrestuar në 2003-shin është një person tjetër
dhe se emri është thjesht një rastësi me atë që ka përdorur dikur Agim Kajmaku,
Edi Rama synon të mashtrojë qytetarët, duke mbrojtur pushtetin e vet kriminal.

dokument kajmaku

E vërteta është ajo e deklaruar nga Partia Demokratike që dje.

Sipas sistemit shtetëror TIMS, Agim Kajmaku (që është ekzaktësisht personi që
shikoni në foto), kur ka patur emrin Jorgo Toto, i datëlindjes 06.07.1971, i biri i
Imer dhe Maxhe, ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me Nr. Z 0148497. Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me
pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me
pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku.

Related posts

Kreut të PD-së i shkon në zyrë ambasadori britanik

Mila

Këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni në mëngjes

Mila

Parandalohet vrasja në Tiranë, si u kap nga policia shkodrani i rrezikshëm

Mila
Na Kontaktoni!