HomePolitikë

PD për zgjedhjet në universitete: Pedagogëve iu është hequr mundësia e fushatës

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Universitet që do të mbahet ditën e nesërme.

Në një dalje publike për mediat, Albana Vokshi pohoi se disa komisione zgjedhore janë pa legjitimitet dhe me mandat të mbaruar, ndërsa theksoi se pedagogëve u është hequr mundësia të bëjnë fushatë, për shkak të pandemisë.

Sipas saj, “Këto padrejtësi dhe paligjshmëri burojnë nga urdhri i Ministres së Arsimit për të zhvilluar më 30 korrik zgjedhje farsë në universitete.”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI
Edi Rama është armiku më i madh i zgjedhjeve. Nuk ka rëndësi nëse ato janë zgjedhje politike apo jo, Edi Rama di vetëm t’i përdhosë ato dhe shkatërrojë për të nxjerrë rezultatin e paracaktuar, herë duke aktivizuar krimin e organizuar, herë duke u sjellë vetë si bandë. Zgjedhjet në universitete, që do të mbahen nesër, janë në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje të plotë të të drejtave të studentëve për të zgjedhur. Ato nuk kanë asnjë ndryshim nga proceset e tjera, të organizuara nga kjo qeveri, ku vota nuk ka asnjë rëndësi.

· Këto zgjedhje janë pa garë dhe pa votues

· Disa komisione zgjedhore ja pa legjitimitet dhe me mandat të mbaruar.

· Pedagogëve u është hequr mundësia të bëjnë fushatë, për shkak të pandemisë.

Këto padrejtësi dhe paligjshmëri burojnë nga urdhri i Ministres së Arsimit për të zhvilluar më 30 korrik zgjedhje farsë në universitete. Në mënyrën me kriminale, qeveria shfrytëzoi pandeminë për të uzurpuar plotësisht arsimin e lartë, përmes zgjedhjeve të paligjshme dhe në shkelje të Kushtetutës. Në një kohë kur situata me virusin ka dalë jashtë kontrollit dhe po rritet numri i jetëve të humbura dhe numri i të infektuarve, veçanërisht tek moshat e reja, në një kohë, kur rreziku është i pranishëm kudo, halli i Edi Ramës është të emërojë militantët e tij në universitete.

Bazuar në të dhënat për çdo universitet:

· Nuk ka garë për rektore në 5 Universitete, pra në 45% të tyre, rektori është i paracaktuar.

· Nuk ka garë për dekanate në 21 raste ose 49%, madje ka edhe dekanate pa asnjë kandidim.

· Nuk ka garë në rreth 120 departamente apo në 75% të tyre në të gjithë Shqipërinë. Ka dhjetëra departamente pa asnjë kandidat, pra nuk ka as zgjedhje.

Si çdo zgjedhje që organizon Edi Rama, edhe këto nuk janë, as të lira as të ndershme, as të drejta e as të ligjshme. Pedagogër dhe stundetët kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve në një moment normal, kur shëndeti i tyre të mos rrezikohet dhe kur insitucionet zgjedhore të jenë legjitime. Partia Demokratike e ka mbështetur këtë kërkesë të drejtë të stundentëve dhe pedagogëve.

Nëse Qeveria vijon me planin KRIMINAL të organizimit të zgjedhjeve antikushtetuese, Partia Demokratike në qeveri do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, që respektojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe autonominë e universiteteve.


TË NGJASHME