HomePolitikë

PD publikon videon: Ja si komisioneri mbush kutinë me vota

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj mazhorancës për manipulim të votave. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një deklaratë për mediat tha se KQZ ka manipuluar shifrën e votuesve në mbarë vendin. Teksa publikoi një video Bylykbashi, tha se në zgjedhje kanë dalë vetëm 15 për qind e votuesve.

KQZ më datë 30 qershor deklaroi vazhdimisht shifra të manipuluara të atyre që morën pjesë në votim. Kjo maskaradë është bërë me urdhër të Edi Ramës. Është një mekanizëm i tërë që është vënë në zbatim me urdhër të Ramës. Vetëm 15 përqind e shqiptarëve kanë votuar dhe nuk është arritur ajo shifër që do të donte Rama. Sot iu paraqesim provën: Mbushja e kutive të votimit me vota nga komisionerit. Siç e shikoni, këtu është një KZAZ në Kavajë, e cila është e hapur”, tha ai.


TË NGJASHME