HomePolitikë

PD/ Shqipëria vendi i paradokseve, dhe vendi me pagat më të ulta në Europë

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi në një reagim në rrjetet sociale deklaron se shqiptarëve u është vënë në pikëpyetje buka e gojës dhe se Shqipëria është kthyer në vendin e paradokseve, pasi është vendi me pagat më të ulta në Europë.

Statusi i plotë:

“Shqiptarëve ju mohohen ushqimet bazë në tryezë. Rëndojnë çmimet e larta të ushqimeve dhe pagat e ulëta.
Shqipëria në një tjetër rekord me të dhëna paradoksale krahasur me rajonin dhe Europën.

Shqiperia është i vetmi vend në rajon dhe në Europë që ka nivelin më të ulët të pagave e që renditet me nivelet me te larta të çmimit të ushqimeve në Europë.
Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian, me nivelin më të larte ne rajonin e Ballkanit, e ndjekur nga Serbia me 77.1% të mesatares së BE-së, Mali i Zi (76.6%), Bosnja (74.5%) ndersa Maqedoni ka nivelin më t? ulët te çmimeve me 60% të mesatares europiane.

Kështu paradoksalisht , shqiptarët që kanë nivelin më të ulët të ardhurave ne rajon, ushqimet e shportës i paguajnë më shtrenjtë duke i detyruar ata te heqin nga kjo shportë ushqimet e duke mbajtur vetëm ato bazike.
Në këto kushte shqiptarët janë te detyruar që peshën më të lartë të shpenzimeve mujore ta kenë për ushqime, ne masen të shpenzimeve me 44% të totalit, nga 12% që është mesatarja e BE-së dhe rreth 30% për vendet e tjera të rajonit.

Politikat ekonomike të qeverisë , te gjitha në favor të miqve oligarkë, jo vetëm që nuk i kanë pasuruar shqiptarët por i ka vënë ata në veshtirësi të heqin nga tryezat edhe ushqimet e përditëshme për shkak te pamundësisë.
Kjo është e pafalshme.
Është prekur deri edhe te buka e gojës e ushqimi i përditsh?m.
Kjo situatë duhet dhe do te marre fund shume shpejt.
Vota e shqiptarëve do ta ndëshkojë këtë qeveri qe i ndëshkoi shqiptarët edhe me sofren bosh për fëmijet.

Ditemetemiradovijne,”-shkruan Çupi.


TË NGJASHME