HomePolitikë

PD u dërgon një raport ndërkombëtarëve, ja çfarë përmban

Aleatët e Lulzim Bashës zbulojnë se Partia Demokratike ka përgatitur një raport te detajuar mbi shkeljet dhe paligjshmëritë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe ua ka dërguar atë partnerëve ndërkombëtarë. Mediu e Ndoka tregojnë se në këtë raport ka prova konkrete që implikojnë Partine Socialiste, në vjedhjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Po çfarë përmban ekzaktësisht raporti i Partisë Demokratike, i cili i është dorëzuar tashmë OSBE-ODIHR-it?

Paralelisht me PD, edhe LSI ka përgatitur një raport të sajin mbi zgjedhjet e 30 qershorit, që sipas eksponentëve të kësaj partie, po ashtu përmban prova se në 30 qershor, zgjedhjet u manipuluan.

Pritet që raportet në fjalë të bëhen publikë vetëm pas raportit përfundimtar që ODIHR do të publikojë për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri, të cilat u zhvilluan pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.

vijon…


TË NGJASHME