HomePolitikë

“Pedagogë, por titujt i kanë pa vlerë”, për kë e ka Rama?

Kreu i qeverisë Edi Rama në një takim që zhvilloi me studentët për “ Programin Kombëtar të Praktikave të Punës” foli ndër të tjera edhe për vlerësimin e titujve akademikë. Sipas tij shumë pedagogë kanë tituj pa asnjë vlerë dhe universiteti nuk ka bërë asnjë hap për cilësimin e tyre.

Të gjithë punët e studentëve të mbahen me kopje në dorë sikur të jemi në kooperativën bujqësore dhe më e rënda është se në vend që t’i zgjidhi, rektori ankohet. Ankohet se pse unë e sjell këtë temë në diskutim, por si t’ia bëjmë? Ta mbajmë këtë përgjegjësi edhe ne. Universiteti është autonom, po nuk është thjesht liri për të bërë tendera apo e drejtë për të bllokuar univesitetni për tendera, por është përgjegjësi. Duhet një zgjidhje, ndërsa ne kemi propozuar që mos të ndërhyjmë, por realisht është problem.

Vlerësimin i titujve akademikë e bën universiteti. Asnjë hap, zero, pse? Sepse ajo do të hapë një proces njësoj si ai i gjykatësve dhje prokurorëve dhe ka shumë nga ata që janë profesor që iu shfaqen si pedagogë, por në fakt janë sharlatanë dhe titujt i kanë pa asnjë lloj vlere dhe asnjë lloj baze. U bën doktorët e shkencave sikur të jenë shalqinj. Do durojmë e do durojmë, por edhe ne do të plasim në fund”,
tha Rama.


TË NGJASHME