HomeLajme

Pedagogët e Shkencave Sociale nisin grevën, bojkotohet proçesi mësimor

Pedagogët e FakultetitShkencave SocialeTiranë kanë nisur grevën e tyre për rrëzimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Pedagogët e vendosën me votë vazhdimësinë e protestës, ku Personeli Akademik kanë vendosur nisjen e grevës duke kundërshtuar vendimet e qeverisëraport me universitetin.

Pjesa më e madhe e pedagogëve me 36 vota pro dhe 2 kundra i hapën rrugë kauzës së re të grevës dy ditë më parë, ndërsa ata kërkuan ndihmën edhe të studentëve që t’i mbështesin.

Ditë më parë mbledhja e senateve në Universitetin e Tiranës i kërkoi qeverisë të reflektonte mbi disa propozime, që në thelb mbronin autonominë e universitetit. Krahas kësaj, ata parashtruan si pikë edhe shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe ndalimin e shantazhit ndaj pedagogëve.


TË NGJASHME