HomeLajme

Pedagogët pas mbledhjes së Asamblesë: Të gjithë pro grevës

Asambleja e pedagogëve ka zhvilluar një mbledhje orët e para të mëngjesit të sotëm dhe kanë marrë disa vendime.

Greva është kryefjala e mbledhjes:

“U bëjmë thirrje të gjitha asambleve të pedagogëve që të mbajnë një qëndrim për Ligjin e Arsimit të Lartë, dhe u kërkojmë që të bashkohen me vendimin e asambleve që janë për grevë”, është një nga pikat për të cilat kanë rëndë dakord pedagogët.

Ata kanë vazhduar të mbajnë të njëjtin qëndrim lidhur me kërkesat e bëra publike disa ditë më parë dhe kanë kërkuar rikonfirmimin e tyre. Njëkohësisht, u kanë bërë thirrje të gjitha asambleve të pedagogëve që të bashkohen për krijimin e një grupi pune për Ligjin e Arsimit të Lartë .

Më poshtë vendimet e marra nga pedagogët:

  1. Rikonfirmimi i kërkesave të bëra më herët
  2. U bëjmë thirrje të gjitha asambleve që të mbajnë një qëndrim për ligjin e arsimit të lartë, dhe u kërkojmë që të bashkohen me vendimin e asambleve që janë për grevë.
  3. I kërkojmë të gjitha autoriteteve të mbajnë qëndrim konseguent për ligjin e arsimit të lartë në përputhje me vendimet e asambleve (Senatit, Rektorit)
  4. Ftojmë trupën akademike që te kontribuojnë dhe të kenë një angazhim sindikalist.
  5. Ngritja e një grupi pune për ligjin e Arsimit të Lartë (që të diskutohen gabimet dhe si mund të bëhen) Grupi i punës të bëjë një dokument me oponencë për ligjin.
  6. Kërkojmë debat me komisionin e Edukimit dhe të Mediave për ligjin e Arsimit të Lartë./gazetadita.al

TË NGJASHME