HomePolitikë

Pence: Turqia do t’i japë fund ofensivës në Siri…

Forcat kurde në Siri janë të gatshme të respektojnë një iniciativë për armëpushim.

“Ne jemi të gatshëm të respektojmë armëpushimin”, njoftoi kreu i Forcave demokratike (FDS) Mazloum Abdi, gjatë një ndërhyrjeje telefonike në stacionin televiziv kurd “Ronahi”.

Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti një armëpushim në veri të Sirisë duke theksuar se bëhet fjalë për një ditë të madhe për SHBA-në, Turqinë dhe kurdët.

“Ne kemi një armëpushim pesë ditor”, deklaroi Trump.

“Kurdët janë shumë të lumtur për këtë zgjidhje”, shtoi ai duke u shprehur shumë i kënaqur që negociatat u arritën kaq shpejt.

Turqia do të pezullojë ofensivën e saj në veri të Sirisë për pesë ditë dhe do t’i japë fund pas një tërheqjeje të forcave kurde nga ky sektor gjatë kësaj kohe, njoftoi sot zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence.

“Ofensiva turke do të ndërpritet plotësisht kur kjo tërheqje të ketë përfunduar gjatë kësaj periudhe pezullimi”, deklaroi Pence për shtypin, në përfundim të më shumë se katër orë bisedimesh me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu konfirmoi këtë marrëveshje.

“Ne pezullojmë operacionin, ne nuk ndalojmë”, deklaroi Cavusoglu për shtypin.

“Ne do ta ndërpresim operacionin vetëm kur forcat turke do të tërhiqen plotësisht nga rajoni”. //ATSH


TË NGJASHME