HomeSport

“Peng” i FSHF, ende nuk dihet ku do të luhet derbi i kryeqytetit

Partizani do të luajë të premten kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në orën 19:00, ndërsa për stadiumin ende nuk është vendosur. Federata Shqiptare e Futbollit po mban “peng” të kuqtë duke mos dhënë një përgjigje përfundimtare, situatë që ka sjellë edhe irritimin e tifozëve.

Në një moment kur axhenda duhej të ishte miratuar dhe publikuar prej kohësh, FSHF-ja ende është në mëdyshje për të lejuar ose jo zhvillimin e derbit të kryeqytetit në “Air Albania Stadium”. Interesi i tifozëve për të parë një sfidë të tillë nga shkallët e stadiumit është i madh. Kësisoj nga dita e nesërme duhej të nisë shitja e biletave. Por, me situatën e krijuar nga FSHF-ja, askush nuk di asgjë se ku do të luhet derbi i kryeqytetit.


TË NGJASHME