HomeSociale

“Pengu” godet grupin e trafikut të drogës nga Shqipëria, 12 të arrestuar

Prokuroria e Katanias ka finalizuar ditën e djeshme një operacion të koduar “Pengu”, ku dilte në pah trafiku i kokainës dhe kanabisit nga Shqipëria në Itali.

mappa-2

Duke iu referuar medias italiane “Cataniatoday.it”, mësohet se në pranga kanë përfunduar 12 persona, pjesë e klaneve mafioze në vendin fqinj, ndërsa trafikantët shqiptarë nuk janë identifikuar ende.

Sipas Prokurorisë së Katanias, klanet mafioze italiane kishin lidhur marrëveshje për blerje të drogës me disa anëtarë të grupeve kriminale shqiptare.

“Operacioni ‘Hostage’ që është zhvilluar nga zyra e Prokurorisë së Katanias, nga Drejtoria Antimafies, çoi në arrestimin e 12 vetëve dhe zbuloi dominimin e grupit Mazzei, ‘Caragnusi’, në fshatin Misterbianco”, njoftuan dje autoritetet italiane.

Gjatë konferencës, prokurori i dosjes sqaroi se dy klane mafioze në Itali kishin marrëveshje me të njëjtët furnizues të drogës nga Shqipëria.

Operacioni është quajtur “Pengu”, kjo pasi sipas Prokurorisë së Katanias, pengmarrja është një nga karakteristikat e grupeve kriminale në Ballkan dhe për rrjedhojë edhe të atyre në Shqipëri.

Në rastin në fjalë, pas rënies dakord për blerjen e një sasie droge, trafikantët shqiptarë kanë marrë peng për disa muaj dy persona.

Ata ishin dërguar nga klanet mafioze siciliane në Shqipëri si garanci për një borxh të pashlyer të lidhura me një furnizim droge. Ndërkohë, duke iu referuar mediave italiane, ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar ekzistencën e këtij grupi kriminal që furnizonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.


TË NGJASHME