HomeLajmi i Fundit

Për 24 orë 205 raste të reja në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 11 vdekje dhe 205 raste të reja. Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 10.795 raste nga 42.136 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 365 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim.

Po ashtu IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.411 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.019.