HomeSociale

Për ata që dashurojnë ditët me shi…

Nëse je nga ata njerëz që pëlqejnë shiun , atëherë është e sigurt që ti e ke dëgjuar fjalën pluviophile, e thënë ndryshe njerëz që dashurojnë shiun.Ka lloje njerëzish të ndryshëm , me tipe të ndryshmë, rrjedhimisht edhe me personalitete të ndryshme.Personaliteti i një njeriu është i lidhur ngushtë me natyren.Ka njerëz qe dashurojnë lindjen e diellit, të tjerë perendimin, të tjerë hënën mes yjeve e të tjera me radhë.Por nëse ti je nje admirues i ditëve me shi dhe e dashuron atë në çdo aspekt të tijin, atëherë ti je nje person shumë i veçantë me një personalitet unik.Ndryshe nga njerëzit e tjerë, njerëzit që pëlqejnë ditët me shi, janë mbreslënës, dhe humori i tyre është i lidhur ngushtë me motin.Përgjithësisht njerëzit që pëlqejnë shiun kanë një qetësi shpirtërore, dhe kanë karakter shumë të kontrolluar.
Pluviophil ët janë njerëz shumë nostalgjikë, dhe e vetmja gjë që ngre humorin e tyre është pikërisht shiu.Atyre iu pëlqen që të ulen afër dritares dhe te dëgjojnë tingujt që krijohen nga përplasja e pikave të shiut në tokë, për orë të tëra.Imagjinata i bën që të fantazojnë dhë të ëndërrojnë duke i çuar shumë larg.
Përgjithësisht ata që dashurojnë shiun janë introvertë.
Këtyre njerëzve iu pëlqen vetmia, dhe e shijojnë pafund.Ata kanë nje gjëndje humori të qetë dhe sa herë qe gjenden në nje grup shoqëror përreth tyre, janë në qetësinë e tyre duke mos u përfshirë shumë në biseda.
Ata kanë një mendje magjike dhe e gjejnë kënaqësinë në gjerat e vogla.
“Njerëzit e shiut” janë adhurues të natyrës dhe në këtë mënyrë janë edhe njerëz të thjeshtë dhe shumë modestë.Ata janë njerëz të qetë, kanë një mantel të lehtë relaksi në çehren e tyre, dhe rrezatojnë paqe që sa i shikon.Por në të njëjtën kohë janë dhe shumë të ndjeshëm.Këto lloj njerzish marin energji nga pikat e shiut dhe motivohen pafund.
Nga shumë psikologë, është provuar se ecja në shi është një terapi më vete, dhe ia u këshillojnë shumë prej pacientëve të tyre.
…mer një gotë verë të mirë, dil ne ballkon, dhe shijo tingujt dhe aromën e magjisë së shiut….

M.D/GotaNews


TË NGJASHME