HomePolitikë

“Për ata që u shqetësuan për daljen e ushtrisë”, Balla riposton videon nga New York dhe ka një mesazh për të gjithë

Duke ripostuar videon ku ushtira amerikane teksa patrullonte rrugët e New York, Kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla i dha një përgjigje të gjithë atyre që “u shqetësuan” për daljen e ushtrisë shqiptare në ndihmë të Policisë së Shtetit.

Ditën e sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Donald Trump ka pranuar kërkesën e Guvernatorit të New York për të dërguar ushtrinë në ndihmë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ndërkohë Balla përsërit edhe njëherë këshillat dhe kërkon nga të gjithë qytetarët respektimin e masave parandaluese.

Postimi i plotë:

“Për të gjithë ata që u “shqetësuan” se pse forcat e armatosura shqiptare dolën nga kazermat

për të garantuar respektimin e distancës në çdo dyqan ushqimor/supermarket dhe bankë në fashat e orareve 05.00 – 13.00,

për operacionin humanitar duke shpërndarë ushqimet dhe ilaçet tek moshat e treta që janë vetëm, të shohin se si sot në New York ushtria amerikane doli në rrugë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar thirrjen e Guvernatorit të New York Andreë Cuomo për të angazhuar ushtrinë amerikane për të kontrolluar ruajtjen e distancës dhe zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit në vend, ndërkohë që shteti i Neë York tani ka 20,875 raste të konfirmuara me Covid-19, përfshirë 5,707 raste të konfirmuara sot.

Ndiqni këshillat e specialistëve

Respektoni oraret

Mbani rradhën në supermarkete e banka

Ruani distancën 2 metër nga njëri – tjetri

Respektoni masat mbrojtëse në ambjentet publike

Qëndroni në shtëpi me familjet tuaja

Mirënjohje çdo efektivi të FA e Policisë së Shtetit në krye të detyrës.”

Për të gjithë ata që u “shqetësuan” se pse forcat e armatosura shqiptare dolën nga kazermat? për të garantuar respektimin e distancës në çdo dyqan ushqimor/supermarket dhe bankë në fashat e orareve 05.00 – 13.00, ?për operacionin humanitar duke shpërndarë ushqimet dhe ilaçet tek moshat e treta që janë vetëm,të shohin se si sot në New York ushtria amerikane doli në rrugë.Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar thirrjen e Guvernatorit të New York Andrew Cuomo për të angazhuar ushtrinë amerikane për të kontrolluar ruajtjen e distancës dhe zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit në vend, ndërkohë që shteti i New York tani ka 20,875 raste të konfirmuara me Covid-19, përfshirë 5,707 raste të konfirmuara sot.?Ndiqni këshillat e specialistëve?Respektoni oraret?Mbani rradhën në supermarkete e banka?Ruani distancën 2 metër nga njëri – tjetri?Respektoni masat mbrojtëse në ambjentet publike?Qëndroni në shtëpi me familjet tuaja??Mirënjohje çdo efektivi të FA e Policisë së Shtetit në krye të detyrës.

Posted by Taulant Balla on Monday, March 23, 2020

TË NGJASHME