HomeLajme

Për çfarë mund ta përdorni pastën e dhëmbëve?

Nëse mendonit se pasta e dhëmbëve ka vetëm një funksion e keni gabim.
Shumë pak njerëz e dinë që është një produkt i cili mund të përdoret për qëllime të ndryshme në shtëpi.
Disa përdorime mund të tingëllojnë të çuditshme, por në fakt funksionojnë vërtetë.

1-Largoni zverdhjen e atleteve
Merrni një furçë dhëmbësh dhe lyejeni me pastë. Fërkoni mirë e mirë gomën e atleteve dhe shihni se sa të bardha dhe reja do të duken.

2-Pastroni hekurin
Merrni një leckë dhe lyejeni me pak pastë. Fshini pjesën e poshtme të hekurit në mënyrë që të largoni çdo papastërti prej tij.

3-Dhe gjithçka tjetër
Të njëjtën gjë mund të bëni edhe me unazat, për t’i shkëlqyer sa më shumë.

4-Largoni erën e pakëndshme nga biberoni
Pas disa përdorimeve biberoni mban një erë të rëndë qumështi. Lajeni me pak pastë dhe era s’do të jetë më problem.

5-Lani pasqyrat
Pasta sugjerohet veçanërisht për pasqyrën e banjos, e cila vishet nga avujt e shumtë. Fërkojeni me një sfungjer me pak pastë dhe ja ku zgjidhët punë.

6-Hiqni njollat nga rrobat
Pasta e dhëmbëve rezulton e suksesshme edhe në rroba. Nëse këmisha juaj është bërë me buzëkuq apo kafe lajeni zonën përreth me pastë dhëmbësh. Përsëriteni disa herë derisa të zhduket tërësisht.

7-Lani duart
Për të hequr një aromë të pakëndshme nga duart, lajini këto të fundit më pak pastë.


TË NGJASHME