HomeShowbiz

Për herë të parë Bebe Rexha nuk do të jetë vetëm në tapetin e kuq dhe arsyen e keni këtu!

Edhe pse është kthyer në një nga këngëtaret më të famshme të muzikës, e keni menduar që nuk e keni parë asnjëherë Bebe Rexhën të shoqërohet në tapetin e kuq nga dikush tjetër?

Bebe Rexha do të shoqërohet në “Grammy” nga nëna, babai dhe i vëllai, ndërsa shprehet në intervistën e fundit për “People”, se për të e rëndësishme është që po merr pjesë.

Në mbrëmjen e ‘Grammy’-t do të shkoj me nënën time, vëllain dhe babin. Do t’i sjell të gjithë në tapetin e kuq. I dua që të jenë me mua në çdo hap. Do të jem duke festuar pavarësisht çdo gjëje, o humba, o fitova”, tha këngëtarja shqiptare.

Gjatë intervistës, Bebe Rexha foli edhe për deklaratën e saj, se dizajnuesit kanë refuzuar ta veshin për shkak të përmasave të saj.

Në të vërtetë, vetëm doja që ta ndaja historinë time dhe të tregoja sa frustruese ishte. Kurrë nuk kam pritur që do të marr kaq shumë dashuri dhe mbështetje”, tha ajo.

Burimi: Iconstyle.al


TË NGJASHME