HomeShowbiz

Për herë të parë Gigi Hadid flet për shtatzaninë dhe ndërhyrjet estetike

Për të gjithë ju që kishit dyshime se nëse modelja Gigi Hadid ka bërë ndërhyje estetike ju themi që jo.
Së fundmi modelja e cila është në pritje të ëmbël ka realizuar një makeup tutorial aty ku ka zbuluar disa gjëra shumë interesante për rutinën e saj ditore.

Në një moment Hadid tregoi sesi shtatzënia e saj ka ndikuar në formën e fytyrës. Hadid tha që ajo nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim të madh në fytyrë, përfshirë faqet më të plota.

Njerëzit mendojnë se unë i jap formë faqet por me të vërtetë i kam ashtu. Nëse shikoni fotot e mia kur kam qenë fëmijë ju do e shihni se jam njësoj që nga lindja. Po ashtu njerëzit mendojnë se unë bëj lifting në fytyrë dhe kjo është arsyeja se përse kam një fytyrë të rrumbullakët – unë e kam pasur këtë që kur kam lindur”, ka thënë Gigi.

25-vjeçarja vazhdoi të diskutojë thashethemet se ajo ka bërë ndërhyrje kirurgjike në fytyrën e saj.

Për ata që pyesin, kurrë nuk kam bërë ndonjë ndërhyrje në fytyrë. Unë jam aq e lumtur, dhe për ata që i bëjnë njerëzit të duken mirë dhe rehat, po për mua personalisht kjo më tmerron”, vazhdoi Hadid.

Tani që e mësuar se Gigi nuk ka asnjë operacion jeni më të qetë?


TË NGJASHME