HomePolitikë

Për herë të parë në histori, ekonomia amerikane nisi dhe përfundoi dekadën pa recesion

Ekonomistët kanë një shprehje “zgjerimet nuk vdesin nga pleqëria.”

Në rastin e ekonomisë amerikane gjatë dekadës së fundit, kjo tingëllon e vërtetë.

Që prej dhjetorit, ekonomia e SHBA u zgjerua me rekord 126 muaj rrjesht, koha më e gjatë në historinë e vendit sipas Byro-së Kombëtare të Kërkimit Ekonomik (NBER). Thënë ndryshe, SHBA ka shmangur një recesion për një dekadë të tërë për herë të parë.

“Është e pazakontë kjo rimëkëmbje e qëndrueshme,” u shpreh Michelle Meyer, krye ekonomiste e Bankës Amerikane Merill Lynch.

Ekonomistët shpjegojnë disa nga arsyet pse ky zgjerim zgjati në kohë. Si fillim, SHBA nisi nga një pikë e ulët dekadën e kaluar. Shumica e kohës kaloi duke u rimëkëmbur nga Recesioni i Madh.

Rritja e punësimit, për shembull, është rimëkëmbur me ritme më të ulëta se në boom-e të mëparshme ekonomike, pjesërisht sepse papunësia ishte shumë e lartë në kriza financiare. Siç thonë dhe ekonomikstët, sa më e madhe gropa, aq më shumë të duhet të dalësh prej saj.

Në përgjithësi, zgjerimi ekonomik filloi të zgjasë më gjatë në periudhën pas lufte. NBER-ja zbuloi se zgjerimet kanë zgjatur mesatarisht 58.4 muaj nga 1945 deri në 2009, krahasuar me 35 muaj nga 1919 deri në 1945. Një arsye, sipas ekonomistëve, janë politikabërësit të cilët u janë përgjigjur më mirë ndryshimeve në ekonomi ndërkohë që inflacioni mbeti konstant.

Një tjetër arsye që ekonomistët veçojnë që zgjerimi zgjati aq shumë në kohë është se kujtesa e krizës është akoma e freskët në mendjen e konsumatorëve dhe bizneseve, duke i bërë ata të stepen ndaj rrezikut.

“Në këtë pikë nuk ka ku të shkojë më mire në kontekstin e rritjes ekonomike ç’ka do të thotë se cikli mund të vazhdojë,” tha Meyer e Bankës Amerikane.

Disa shpresojnë që, për sa kohë politikabërësit qëndrojnë në gatishmëri, SHBA-ja mund të vazhdojë të shënojë rekorde.

“Recesionet janë përgjithësisht gabime të politikabërësve,” tha Josh Bivens, drejtor i kërkimit te Instituti i Politikave Ekonomike. “Ne mund vërtetë të mbajmë këtë rimëkëmbje për shumë gjatë nëse kemi politika të zgjuara.”

Burimi: CNBC

GotaNews.Tv M.H


TË NGJASHME