HomeShowbiz

Për herë të parë në histori: Naomi Campbell realizon foton e revistës me telefon

Për tu shfaqur në kopertinën e revistës “Essence” modelja Naomi Campbell ka bërë diçka që nuk është realizuar më parë.
Modelja stiloi vetë flokët, bëri grimin vetë dhe doli para kamerës së telefonit duke bërë kështu histori pasi kjo është fotoja e parë e thjeshtë e publikuar në një revistë.

Pavarësisht grimit të thjeshtë, ndriçimit jo të duhur dhe faktit që nuk është prekur aspak nga dora e një artisti apo fotografi, Naomi ka shkëlqyer në kopertinën e “Essence”.

Madje, ajo ndihet krenare për foton e saj duke u shprehur se ishte një eksperiencë e pazakontë kjo gjë.

Ishte një kënaqësi e madhe dhe eksperiencë e pazakontë për mua që të realizoja setin fotografik për kopertinën e 50-vjetorit të krijimit të ‘Essence’. Ishte e trishtë sepse nuk ishim në gjendje të punonin për shkak të pandemisë, por gjithashtu më mbushi me shpresë dhe gëzim fakti që mundëm të përshtateshim.”- u shpreh modelja.

Nuk dihet se nëse kjo revistë do vazhdojë në të njëjtën mënyrë ti realizojë fotot në vijim mirëpo vlen të thuhet se nuk duken aspak keq.


TË NGJASHME