HomeSociale

Për ju që keni aplikuar për vizë. Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për vizë në SHBA që të paraqiten në ambasadë vetëm me pasaportën, formularët dhe t’i lënë bagazhet në shtëpi.

“Gëzuar Ditën e Verës! Unë dhe Kenny mezi po e presim motin e ngrohtë dhe, si çdo të enjte, unë jam gati për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja rreth vizave. Ja dhe këshilla ime për këtë javë: Kur të vini në Ambasadë për intervistën tuaj për vizë, lërini çantat e mëdha në shtëpi. Ejani vetëm me pasaportën tuaj, formularin e konfirmimit DS-160 dhe formularët e tjerë të kërkuar. Gjithashtu, sigurohuni që të hiqni gjithçka nga xhepat përpara se të hyni në ndërtesë“, shkruan ambasada.


TË NGJASHME