HomePsikologji

Për këto gjëra ja vlen të shpenzoni

Të gjithë kemi provuar një palë këpucë që ndoshta shkëlqejnë shumë, ama nuk janë aspak të rehatshme. Është mirë të ndjekësh modën, por rehatia vjen e para.

Dhe këpucët e tilla kushtojnë pak. Unë e konsideroj si një investim të mirë për këmbët, nëse stomaku ka nevojë për ushqim të mirë, këmbët kanë nevojë të mos lodhen shumë, dhe në fakt e meritojnë.

Ushqime të mira, pasi pashë një dokumentar që tregonte se si përgatitej buka me vetëm tre përbërës- ujë, miell dhe maja- unë fillova të pyes, “Çfarë hamë në të vërtetë?”

Bukët e blera në dyqan përmbajnë më shumë se aq… (shurup misri me sasi të lartë fruktoze, propionat kalciumi, uthull e distiluar …). Atëherë unë fillova ta përgatis bukën vetë. Mund të kushtoj pak më shumë, por ajo nuk përgatitet me kimikate të zakonshme dhe sheqer të shtuar. Këto kohë kam filluar t’i vlerësoj gjërat ndryshe, prioriteti im është çfarë ka në ushqimin tim dhe jo çfarë vlere ka në etiketën e tij.

Sigurisht, ushqimet më pak të shëndetshme kushtojnë më shumë. Vizitat mjekësoreTë shmangësh kontrolle të vazhdueshme apo të neglizhosh simptomat e çuditshme që ndjen, mund të jetë diçka serioze dhe me pasoja të kushtueshme. Kështu që është mirë që të kemi një raport të rregullt me mjekun, dentistin, etj.

Vetëm këtu që nuk duhet të përdorni fjalën kursim. Investoni në shëndetin tuaj. Kurse dhe trajnime. Kur i dedikoni kohë dhe para rritjes suaj profesionale dhe personale, ju mund të ndiqni një ëndërr, të takoni miq të rinj, të fitoni aftësi ose tek e fundit të mësoni një fakt të ri rreth botës. Përmirësimi i aftësive gjithashtu ndikon në përmirësimin e mundësive të punës suaj dhe vlerës në treg, kështu që investoni në një kurs që është i vlefshëm në shumë drejtime. Udhëtime gjatë fundjavësKush nuk i do udhëtimet.

Fundjava është mënyra më e mirë për t’u shkëputur nga monotonia e ditëve të ngarkuara. Një fundjavë në lëvizje e rrethuar me njerëzit që të kuptojnë, dhe ku mund të argëtohesh si të ishe një milioner që nuk nevojë të punojë. Nuk ka asgjë të keqe të shpenzosh para për gjërat e vogla që më sjellin gëzim.

Të pëlqen një kasë e re për telefonin tënd? Blije. Ke dëshirë të kesh një palë çorape të veçanta me logon e skuadrës tënde të zemrës? Mos e mendo dy herë. Gjërat nuk e blejnë lumturinë. Por të investosh në shëndetin tënd mendor dhe fizik është një nga investimet më të mira që mund të bësh, kështu që shpërbleje veten herë pas herë.


TË NGJASHME