HomeTeknologji

Për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, stafi i Twitter do të punojë nga shtëpia

Twitter së fundmi u ka thënë punonjësve të saj që të punojnë nga shtëpia për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Në një postim gjiganti i mediave sociale tha se ishte e detyrueshme që stafi në Hong Kong, Japoni dhe Korenë e Jugut të punonin nga distanca.

Kjo vjen një ditë pasi firma ndaloi të gjitha udhëtimet jo-thelbësore të biznesit dhe ngjarjet për punëtorët e saj.

Shefja e burimeve njerëzore në Twitter, Jennifer Christie tha: “Qëllimi ynë është të ulim mundësinë e përhapjes së koronavirusit Covid-19 për ne – dhe botës përreth nesh”.


TË NGJASHME