HomeModa

Për një grim natyral, hiqni dorë nga ky element

Gjithçka mund të ketë dalë dhe të jetë rikthyer një milion herë në modë, përveç rimelit të zi. Duket se rimeli tradicional është ndër ato gjëra që të gjithë i kanë qëndruar besnikë, deri më sot. Gjërat kanë ndryshuar së fundmi, pasi rimeli i zi është zyrtarisht “out” për t`i lënë vendin rimelit me ngjyra! Kur mendon për rimelin, e vetmja gjë që të vjen ndërmend janë qerpikët e gjatë e voluminozë, të kthyer dhe të zinj si nata. Megjithatë nëse preferoni grimin minimalist ose atë pa makeup fare, rimeli i zi mund të zëvendësohet me atë kaf.

Rimeli në nuancat e kafes krijon një pamje më natyrale. Qerpikët do të jenë më ngjyrë, voluminozë dhe të kthyer, pa qenë nevoja të errësohen më shumë seç duhet. Po kështu është i përsosur për këdo që nuk ka tipare të errëta.

1-Ngjyrë kafe vs e zezë:

Ndryshimi nuk është fort i dukshëm, ndaj për ditët pa makeup, investoni në një rimel kaf, bazuar te tiparet tuaja.

CLINIQUE LASH POWER MASCARA LONG-WEARING FORMULA

CHANEL LE VOLUME DE CHANEL MASCARA

BENEFIT COSMETICS THEY’RE REAL! LENGTHENING MASCARA

LANCÔME HYPNOSE CUSTOM VOLUME MASCARA


TË NGJASHME