HomeShowbiz

Për një rini të përjetshme! Jennifer Lopez zbulon ‘sekretin’ e saj

Për Jennifer Lopez duket se vitet kanë ndalur. Këngëtarja njihet si ikona e bukurisë së përjetshme, sepse sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë ajo rinohet.

Mbrëmjen e djeshme ajo ishte e pranishme së bashku me të dashurin e saj, Alex Rodriguez, në eventin e “CFDA’s Fashion Awards” në New York. Kur u pyet nga një gazetar gjatë eventit se cili është sekreti i saj për të qëndruar e re, Jennifer u shpreh: “Jini të lumtur, jini të lumtur”.

Lopez ka shumë arsye për të qenë e lumtur, sepse përveç sukseseve në karrierë, jeta e saj private po shkon më së miri. Në mars ajo mori propozimin për martesë nga i dashuri i saj dhe shumë shpejt pritet që ata të shkojnë drejt altarit.


TË NGJASHME