HomeSociale

Për një shëndet të mirë aleate të shkëlqyera, frutat e pyllit

Frutat e pyllit si manaferra, mjedra dhe luleshtrydhja janë ndër kënaqësitë më të mëdha, pasi pjesa më e madhe e tyre rriten në gjendje të egër.

Këto fruta duhet të bëhen pjesë e ushqimit tuaj sepse janë të mbushura më minerale, vitamina dhe fibër. Ato janë të pasura më antioksidantë që mbrojnë qelizat tuaja nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Boronica ja ka dal të jetë në krye të të gjitha listave të ushqimeve më të shëndetshme për trupin e njeriut. Kjo për arsye së boronica është jashtëzakonisht e pasur me antioksidantë. Boronicën mund ta gjeni gjatë gjithë vitit, ajo është e pasur me vlera ushqimore.

Manaferra janë të ëmbla, janë shumë të mira për shëndetin se kanë përmbajtje të lartë kaciumi, vitaminë c dhe kalium.

Mjedra është një frut aspak jetëgjatë, ndaj këshillohet t`i konsumoni shpejt. Ajo është e pasur me kacium, magnez dhe vitaminë c.

Luleshtrydhja është një frut mjaft i shijshëm dhe mund ta gjesh gjatë gjithë vitit. Ajo është e pasur me vitaminë c.

 


TË NGJASHME