HomeShowbiz

Për të dytin vit radhazi, Kylie Jenner shkruan historinë

Kylie Jenner, ja doli sërish. Për të dytin vit radhazi, ylli i kozmetikave është renditur në vendin e parë si miliardierja më e re në moshë në të gjithë botën.

Forbes publikoi të martën listën e saj vjetore të Miliarderëve Botëror dhe perandoria e 22-vjeçares “Kylie Cosmetics” vlerësohet në 1.2 miliardë dollarë. Shifra marramendëse kur shikon moshën e Kylie.

Jenner u bë pjesë e kësaj liste nga Forbes në mars të 2019, por në nëntor të vitit të kaluar, ylli “Keeping Up ëith the Kardashians” shiti 51% të “Kylie Cosmetics” kompanisë së bukurisë Coty Inc. për 600 milion dollarë.

Jenner e lançoi “Kylie Cosmetic”s në 2014, dhe falë ndihmës së mediave sociale, ajo vazhdimisht shiti produktet e saj, duke filluar nga kutitë e buzëve dhe më pas duke arritur ti jap emrin e saj “Kylie Cosmetics” në 2019.

“Asnjëherë nuk kam menduar se kjo mund të ndodhë,” tha ajo në një intervistë për Germany. “Kam besuar në Kylie Cosmetics, por as nuk dija se çfarë po hyja brenda. Ndihet e mahnitshme, është e egër, dhe të qenurit më e re është një bekim. Tani dua të përqendrohem, t’u kthehem njerëzve dhe të bëj gjëra për të cilat jam i apasionuar.

“Në të vërtetë nuk ka asnjë fjalë tjetër për të përdorur përveç self-made sepse kjo është e vërteta,” tha Jenner.

Shpallja e saj si miliardere u parashikua nga Forbes në vitin 2018, kur pasuria e saj arrinte në shifra rreth 900 milionë dollarë. Megjithatë në 2019 ajo “çimentoi” emrin e saj në listën e miliarderëve të botës, duke bërë histori dhe duke u shpallur miliarderja më e re në moshë e të gjitha kohërave.

Sot, pasuria e Kylie Jenner përllogaritet në rreth 1.2 miliardë dollarë.


TË NGJASHME