HomeShowbiz

Për të gjithë ata që e urrejnë,Tayna ka diçka per t’ju thënë

Tayna është një nga reperet më të njohura e të komentuara të momentit, si për karrierën edhe për ‘look-un’ e saj. Që prej publikimit të këngës ‘Columbiana’ dhe suksesit që ajo hasi, Tayna ka sjellë projekte të ndryshme muzikore, duke u kthyer në një nga këngëtaret më të preferuara për publikun.

Veç kësaj nuk kanë munguar as “përplasjet” me disa repere të tjera me anë të diss-eve në këngët e tyre apo rrjetet sociale. Pas një kohe pushimi që kaloi në Tajlandë,ku edhe u përfol se këngëtarja ishte nën shoqërinë e reperit Noizy ajo është rikthyer sërish në rrjetet sociale, duke qëndruar shumë aktive dhe zgjodhi opsionin pyetje/përgjigje, në mënyrë që t’ju tregoj fansave diçka të re.

Dikush e pyeti “çfarë ke për t’ju thënë atyre që të urrejnë?”, dhe Tayna nuk e la pa përgjigje duke ia kthyer:

“Nuk ekzistojnë personat që më urrejnë. Ata jon veç njerëz tlëndum dhe pa vetëbesim që boshllëkun e personalitetit mundohen ta reflektojnë te dikush tjetër. Ata duhet të shërohen”.

Imazh i ngjashëm
Rezultate imazhesh për tayna

TË NGJASHME