HomeShowbiz

Për të gjithë fansat, Dua Lipa ka një njoftim të rëndësishëm

Këngëtarja shqiptar Dua Lipa pritet që në fillim të vitit të ardhshëm të publikoj albumin e dytë me radhë në karrierë ‘Future Nostalgia’ .

Këtij albumi ajo i parapriu me këngën ‘Don’t Start Now’ e cila vetëm pak javë pas publikimit u kthye në hit dhe po kryeson top-listat botërore.

Ndërsa, pas kësaj tashmë Dua ka zbuluar data e turneut biletat e të cilit dalin në shitje nesër.

“Biletat e turneut Evropian ‘Future Nostalgia’ dalin në shitje nesër në orën 9am në kohë lokale!!! A jeni gati”, ka shkruar Dua.

Ndryshe, Dua së fundi performoj në Japoni dhe u shpërblye me çmimin artistja e preferuar ndërkombëtare.


TË NGJASHME