HomeShowbiz

Për të gjithë fansat, Justin Bieber e ka një datë për publikimin e albumit të tij të ri

Këngëtari Justin Bieber i ka munguar prej 4 vitesh muzikës me projektet e tij të reja, ndaj fansat po e prisnin me padurim albumin e tij të ri.

Më në fund, këngëtari e ka një datë publike për lançimin e albumit dhe është pikërisht dita e Shën Valentinit, 14 shkurti!

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Justin tregoi në mënyrën më të lezetshme datën e publikimit të albumit, duke mbajtur pankarta në duar së bashku me mikun e tij.

Të shumtë janë ata që u gëzuan nga ky lajm, duke vërshuar në komente mbështetjeje për këngëtarin i cili pas problemeve të mëdha me shëndetin, ka vendosur të rikthehet fuqishëm.

View this post on Instagram

Album out Friday. @dudewithsign

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on

Nëse nuk e dinit, Justin Bieber bashkëpunoi me shqiptarin nga Kosova, Arben Vllasaliun, për videot e animuara të këngëve të tij të reja, të cilat janë të përfshira në album.


TË NGJASHME