HomeShowbiz

Për të gjithë ju që keni dashur ta dini! Ja pse Kylie e quajti vajzën e saj Stormi

Për të gjithë ju që keni dashur të dini pse Kylie ka vendosur këtë emër për vajzën e saj dhe cfarë domethënie ka, ajo më në fund ka folur. Sipas Kylie ky emër nisi në fillim si një nofkë, por më pas duket se vet Stormi e zgjodhi.

“E kam ndjerë gjithë kohës. Po mendoj se ajo e zgjodhi vetë emrin e saj. Edhe unë e doja, kam parë shumë emra dhe njëherë pashë Stormi dhe më pëlqeu shumë. Por doja që të kishte dhe një ‘ie’ si për shembull, Kylie. Kur isha shtatzënë, i thërrisja Stormi dhe dukej shumë bukur. Unë kisha dhe një emër tjetër që më pëlqente më shumë, por mendoj se ajo pëlqente më tepër Stormi. Kështu nuk munda të imagjinoja më ndonjë emër tjetër përveçse Stormi”, –u shpreh Kylie në një video në Instagram.


TË NGJASHME