HomeShowbiz

Për të gjithë ju që mezi prisni të shihni Kejvinën në televizionin italian, ish-velina ka një përgjigje

Kejvina Kthella është kthyer në një nga vajzat më të komentuara. Velina është shumë aktive në Instagram ku publikon foto duke tërhequr vëmëndjen e të gjithëve.

Kejvina u largua nga emisioni “Xing me Ermalin” se do të shkonte në Milano, ku sipas saj diçka e bukur e priste. Megjithëse nuk dha shumë detaje për punën e re, drejtuesi i emisionit, Ermal Mamaqi tha se së shpejti Kejvinën, do të keni mundësi ta ndiqni në një prej kanaleve më të fuqishëm italianë.

Dhe ndërsa ka kaluar mbi një muaj e gjysmë nuk kemi marr vesh asnjë lajm nga ish-velina. Për këtë arsye duket se një prej ndjekësve të saj ka dyshuar se deklarat e Kejvinës ishte gënjeshtër.

“Ku do të shohim në televizion në Itali? O ishte një gënjeshtër”, e pyet një prej ndjekësve në Instagram.

Dhe Kejvina është përgjigjur shumë shkurt në Insta Story: “Në proces”.


TË NGJASHME