HomeShowbiz

Për të gjithë kolegët, Erion Isai ka një mesazh pas largimit nga televizioni

Aktori i humorit Erion Isai u zgjodh pak ditë më parë kryetar i Bashkisë së Kolonjës, një post të cilit do i përkushtohet tërësisht tani e tutje duke hequr dorë nga televizioni.

Mirëpo, ditën e sotme Erioni i ka shprehur mirënjohjen të gjithë atyre që e ndihmuan në rrugën e tij artistike. Ai ka veçuar regjisorin e Portokallisë Altin Bashën, Ardit Gjebrean dhe Bes Kallakun duke u shprehur se puna me ta e ka bërë më të mirë.

“Faleminderit që më ndriçuat! Janë njerëzit që kanë shenjuar rrugën time artistike që 15 vjeç. Me zemër faleminderit! Për të veçuar Altin Bashën, për të artën mundësi, Portokallinë, dhe Ardit Gjebrea për besimin e skenarit dhe bashkëpuntorit të kënga magjike, dhe E diela Shqiptare. E sigurisht kolegun, vëllain tim, prej 12 vjetësh, Bes Kallakun!

Unë nuk do të kem angazhim artistik në televizion në sezonin e ri (ndërsa lejen vjetore sigurisht që do ta shfrytëzoj për teatër) . Nuk e di nëse vërtet puna e përkushtimi im ka qenë këto vite më e mira, por di se puna me këta njerëz më ka bërë më të mirë”, shkruan Erioni.


TË NGJASHME