Lajme Sociale Teknologji

Për të gjithë përdoruesit e ‘Apple’, ja defekti në sistemin operativ ‘iOS’

Një dobësi e re në sistemin operativ iOS Apple prek me qindra milionë iPhone, iPads dhe iPod.

Për rrjedhojë, hakerat, sipas revistës prestigjoze, po fërkojnë duart nga perspektiva e mundësisë që t`i heqin Appelit kontrollin mbi pajisjet e veta dhe të ngarkojnë çfarëdolloj soft-ueri që t`i pëlqejnë.

Ky lloj hakerimi, i mbiquajtur checkm8 nga një studiues që ka preferuar të mos idetifikohet me emrin e vërtetë, por vetëm si axi0mX, përbën “ një mundësi shfrytëzimi të përhershëm e të padiktueshëm për qindra miliona pajisje iOS”.

Kjo do të thotë se hakerat mund të marrin kodin e lëshuar nga axi0mX në Github dhe potencialisht të shkarkojnë firmware-in (bërthamën e sistemit operativ) në një iPhone.

Kjo nënkupton se do t`i hiqnin Apple kontrollin nga pajisja dhe mund të bënin çfarë të donin me të, ndonëse kjo do të kërkonte dhe disa veprime shtesë.

“Shumica e gjeneratave të iPhone dhe iPad janë të prekshëm: nga iPhone 4S (chip A5) tek iPhone 8 dhe iPhone X (chip A11)”, ka shkruar axi0mX në Twitter.

Por rreziku për përdoruesit është i kufizuar: Studiuesi tha që veprimi mund të “shkaktohet vetëm me USB”, dhe kërkon qasje fizike pasi nuk mund të kryhet në distancë.

Related posts

Zgjedhjet europiane, edhe pak orë nga përfundimi

Mila

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Mila

SPAK drejt krijimit, 10 kandidatët kalojnë vettingun (Emrat)

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!