HomeShowbiz

Për të humbur 27 kilogram si Simon Cowell duhet të bëni këtë gjë

Nëse gjatë karantinës keni shtuar shumë kile duhet tju themi se e kemi gjetur zgjidhjen për ju. Nëse doni të humbisni shumë kilogamë ju tregojmë sekretin që producenti amerikan Simon Cowell ka përdorur.

Ai ka treguar se ka humbur plot 27 kilogramë vetëm nga ndryshimi që ka bërë në mënyrën e jetesës dhe të ushqyerit.
E gjithë kjo ka ndodhur falë një rutine të shëndetshme që e ka vazhduar edhe gjatë izolimit me të dashurën Lauren Silverman dhe djalit të tyre gjashtëvjeçar, Eric.

Anëtari i jurisë ‘Britain’s Got Talent’ ka filluar të ndjekë një dietë të shëndetshme vegane duke humbur kështu goxha kile.

Mendoj që prej se e kam filluar këtë dietë, para një viti, kam humbur 27 kilogramë”, ka thënë Simon gjatë një intervistës për Terri Seymour në Extra.

Ai ka pranuar se e ka pasur më të lehtë që ta zbatojë rutinën e dietës, e sidomos të ushtrimeve, gjatë periudhës së izolimit si pasojë e pandemisë globale të coronavirusit.
Ndryshimi në trupin e Simon shihet pasi tashmë ka një fizik më të dobët.


TË NGJASHME