HomeLajme

Për të lëvizur në vendet e BE-së ndryshojnë rregullat. Ja ç’duhet të dini

Parlamenti Europian ka vendosur që të shtohen masat për lëvizjet në vendet e BE-së. Kështu nëse keni ndërmend të udhëtoni në një prej vendeve të BE-së, duhet të dini që para se të niseni duhet që të regjistroheni online dhe të plotësoni një formular. Aty kërkohen dokumentet e udhëtimit, të dhënat personale si emrin, vendlindjen dhe datëlindjen, gjininë dhe kombësinë, shkruan Scan.

Regjistrimi online duhet që të bëhet 4 javë para datës së udhëtimit, ndërsa në rast miratimi vlefshmëria e autorizimit do të jetë 3-vjeçare. Kjo do të thotë se për 3 vite të tjera nuk do të keni nevojë të kryeni të njëjtin proces. Autorizimi do të kushtojë 7 euro, ndërsa në rast refuzimi, individët do të kenë të drejtën të apelojnë vendimin/tiranapost.al


TË NGJASHME