HomePolitikë

Përballja e parë e Bashës me kritikët/ PD mbledh sot Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike ka thirrur sot një mbledhje me Kryesinë e saj dhe Këshillin Kombëtar.

Kjo mbledhje vjen tre javë pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, teksa PD arriti të merrte vetëm 59 mandate duke u renditur forcë e dytë politike në vend.

Mbledhja e Kryesisë në Selinë Blu do të mbahet në orën 17:00, ku në rend dite do të jenë “diskutime dhe vendimmarrje sipas statutit për proceset pas situatës së krijuar me masakrën e elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit”.

Më vonë në orën 19, PD do të takohet me Këshillin Kombëtar me të njëjtin diskutim në rend dite.

Dita e sotme do të jetë përballja e parë e Bashës me kritikët e tij pas humbjes në zgjedhje dhe priten zhvillime nga kampi blu.


TË NGJASHME