Lajme Sport

Përballja me Malin e Zi, Challandes kërkon qetësi

Një nga surprizat më të bukura të futbollit europian padyshim është Kosova. Ekipi Kombëtar i Kosovës ka dhuruar spektakël dhe deri në ndeshjen me Anglinë kishtë një rekord prej 15 ndeshjesh pa humbje. Në misionin për tu kualifikuar në finalet e Europianit, Kosova ka një detyrë të rëndësishme, fitoren përballë “Komshinjve” të Malit të Zi.

Javën e ardhshme në Prishtinë, ekipi i drejtuar nga Challandes, do të presi kundërshtarët e Malit të Zi.

“Trajneri i Malit të Zi ka menduar ndoshta të provokojë, duke thënë se Kosova është si Brazili dhe se ekipi i tij është pa shanse. Është një mënyrë se si të përgatisë ekipin e tij. Por ne duhet te jemi te kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Kemi ende punë. Duam të fitojmë ndaj tyre për të vazhduar ëndrrën për kualifikim. Nëse nuk mbrohemi së bashku atëherë nuk kemi shanse. Nëse nuk luajmë mirë me Malin e Zi, sfida me Anglinë do të jetë një miqësore. Të mos mendojmë për ndeshjet e nëntorit. Të fokusohemi vetëm këtu”, u shpreh Bernard Challandes.

Kosova ka shanse të mëdha për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian në herën e parë që merr pjesë, pasi ndodhet e treta në grup, vetëm 1 pikë pas biletës së fundit drejt finaleve. Ekipi i Challandes impenjohet fillimisht në një miqësore me një skuadër modeste si Gjibraltari, e më pas do të luajë me Malin e Zi në Prishtinë.

Related posts

IFFHS shpall futbollistin më të mirë të vitit

Mila

Ditmir Bushati reagon për rastin e Valdrin Pjetrit

Mila

‘Shqipëria që duam’, Rama: Janë shkarkuar…

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!