HomeSport

Përballja me Sheriff Tiraspol, Lerda merr një dhuratë nga drejtuesit e klubit

Pas eleminimit nga Champions League, Partizani ka marrë kohën e duhur dhe me qetësi të plotë për tu përgatitur për ndeshjen e radhës ndaj Sheriff Tiraspol për Europa League. “Të kuqtë”, do të përpiqen të fitojnë me çdo kusht dhe të kalojnë në raundin tjetër për të përmirësuar financat e klubit.

Në ndeshjen ndaj Qarabag, ekipi i drejtuar nga Franco Lerda mori një mësim të vlefshë. Ndeshje të këtij niveli nuk mund të luhen vetëm në mbrojtje. Në kushte të tilla, përballja ndaj Sheriff Tiraspol do të thotë shumë dhe drejtuesit e klubit kanë menduar ti bëjnë një tjetër dhuratë teknikut italian, një përforcim në repartin sulmues.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare të klubit, Partizani njoftoi arritjen e marrëveshjes me Deian Blodor. Mbrojtësi 24-vjeçar erdhi në kryeqytet nga ekipi i Hellas Verona në formë huazimi për një vit. Futbollisti rumun gjatë karrierës së tij ka luajtur me disa ekipe të rëndësishme të futbollit italian si Roma, Pescara, Bonja dhe Fogia.

Boldor i është bashkuar menjëherë skuadrës dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Lerda për përballjen e Europa League ndaj Sheriff Tiraspol.


TË NGJASHME