HomeSport

Përballje ‘gjigandësh’, ja supersfidat e sotme të Champions League

Sfidat e djeshme e Champions League ishte spektakolare dhe plot rezultate të papritura. Megjithatë edhe sot, priten sfida që do të prodhojnë sërish një mbrëmje magjike.

Mes 8 sfidave që do të luhen mbrëmjen e sotme, spikasin sfidat: PSG-Real Madrid dhe Atletico Madrid-Juventus. Parizienët, do të përballen me gjigandët spanjollë, me shumë mungesa ku veçohen Neymar, Cavani, Mbappe e Draxler. Neymar vazhdon të vuajë penalizimin e vitit të kaluar, kurse tre të tjerët do të mungojnë për arsye dëmtimi.

Nga ana tjetër edhe Reali i Madridit ka telashet e tij pasi edhe madrilenët, vijnë me formacion të gjymtuar për shkak mungesash. Marcelo, Sergio Rmaos dhe Luka Modric, janë disa prej mungesave kryesore të “Los Blancos”. Megjithatë, tekniku Zidanne mund të ngushëllohet me faktin se do të ketë të gatshëm për këtë sfidë treshen: Bale, Hazard dhe Benzema.

Ndërkaq, skuadra tjetër e Madridit, Atletico do të presë në “Wanda Metropolitana” italianët e Juventus. “Los Colchoneros”, do të shpresojnë në një fitore të tillë që të “hakmerren’ për eleminimin që Juventus i shkaktoi vitin e kaluar në Champions. Ekipi madrilen ka mungesë, vetëm sulmuesin Alvaro Morata, kurse Juventus ka probleme në këtë pikë, pasi duhet të përballet me një numër të lartë mungesash.

Perin, De Sciglio, Douglas Costa, Chiellini apo edhe Pjaca janë disa prej lojtarëve që do të mungojnë në sfidën e sotme. Përsa i përket formacionit dyshimet janë të pakta te Sarri me Pjanic që do të jetë në fushën e lojës, ndërsa në sulm edhe këtë radhë preferohet Higuain kundrejt Dybala, ndërsa Bernardeschi do marrë vendin e Douglas Costa.

Ndeshje të tjera që do të luhen sot në, mbrëmje janë: Bayer Leverkusen-Locomotiv Moscow, Dinamo Zagreb-Atalanta, Olympiacos-Tottenham, Bayern Mynich-Crvena Zvezda apo Shakhtar Donetsk-Manchester City me skuadrën e Guardiolës që ka mungesa në repartin e mbrojtjes pas dëmtimit të Stones.


TË NGJASHME