Lajme Sport

Përçahet skuadra e Napolit, futbollistët dalin kundër presidentit

Pas barazimit me Salzburg dhe thyerjes së urdhërit të presidentit de Laurentis, mesa duket klubi i Napolit po punon për të vendosur masa ndëshkimore kundrejt skuadrës.

Hipoteza mbi të cilën po punojnë avokatët është që çdo lojtari t’i mbahet 5% e pagës bruto (maksimumi që lejon rregullorja) e muajit dhjetor.
Ndër të tjera ballafaqimi telefonik mes presidentit dhe avokatit Grasani nuk linte hije dyshimi, edhe pse me kalimin e orëve kanë dalë prapaskena të reja lidhur me ngjarjet e ndodhura pas Salzburgut.

Media italiane raporton edhe për një sherr të ashpër mes mesfushorit Alan dhe djalit të presidentit De Laurentis, ku braziliani ka shpërthyer pasi ka marrë kërcënimin se priten sanksione financiare për lojtarët.

Related posts

Andi Bushati: Më datë 30 qershor socialistët dështuan, ja pse

Mila

Parashikimi i Horoskopit, datë 18 shtator 2019

Mila

Negociatat për Shqipërinë dhe M.V/ Misioni “të bindim Macron”

Mila
Na Kontaktoni!