HomeSport

Përcaktohet stadiumi ku do të luhet ndeshja e Kupës mes Partizanit dhe Besëlidhjes

Kanë marrë fund dilemat se ku do ta presë Partizani Besëlidhjen për ndeshjen e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, pasi dje është vendosur që sfida të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Duke ditur që në Lezhë të kuqtë janë turpëruar nga kundërshtari i Kategorisë së Parë, që i mundi 3-0, për të synuar përmbysjen trajneri Adolfo Sormani ka kërkuar që ndeshja e kthimit të luhet në një fushë me bar natyral dhe në gjendje të mirë.

Drejtuesit i kanë studiuar të gjitha variantet, duke lëshuar poshtë zërat që u hapën fillimisht që ky takim të luhej në kompleksin “Internacional” në Pezë, që terrenet i ka me bar sintetik.

Kështu që të mërkurën Partizani e pret Besëlidhjen në Elbasan, ku si për koincidencë të dyja ekipet janë përballur në këtë stadium edhe para tri sezonesh, ku lezhjanët u kualifikuan, pasi ndeshjen e parë e kishin fituar 1-0 dhe barazuan 1-1 në të dytën.


TË NGJASHME