HomePolitikë

“Përcaktoni datën për hapjen e negociatave”/ Balla publikon letrën e 73 eurodeputetëve

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Ballame një postim në Facebook ka publikuar letrën e 73 eurodeputetëve dërguar Këshillit Europian ku i kërkojnë përcaktimin e një date për nisjen e negociatave të pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Si bashkë-Kryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri, dua të shpreh mirënjohjen për 73 eurodeputetë të grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Europian, të cilët i kanë drejtuar Këshillit Europian përcaktimjn e një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”

Jam besim-plotë Këshilli Europian të enjten do të miratojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Postimi i plotë
Si bashkë-Kryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri, dua të shpreh mirënjohjen për 73 eurodeputetë të grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Europian, të cilët i kanë drejtuar Këshillit Europian përcaktimjn e një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Metodologjia e re e Zgjerimit ka adresuar tashmë edhe hezitimin e tetorit të shkuar të ndonjë prej vendeve anëtare të BE, pozicioni i të cilave divergjoi mbi shpejtësinë dhe axhendën e procesit.

Jam besim-plotë Këshilli Europian të enjten do të miratojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Më poshtë letra e firmosur nga 73 eurodeputetët:

KËSHILLI I BASHKIMIT EUROPIAN
Tema: Përcaktimi i një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Shkëlqësia Juaj,
Pas samitit të tetorit të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe vendimit për të mos dhënë një datë fillestare për negociatat e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Komisioni Evropian ka paraqitur një strategji të re të rishikuar të Zgjerimit.

Një tjetër vendim jo i favorshëm nga BE mund të rrezikojë dhe të prishë përparimin e arritur tashmë, duke sjellë një dobësim të lëvizjeve pro-evropiane në vendet e rajonit. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me padurim presin vendimin e ardhshëm, mbi të cilin varet stabiliteti i të gjithë rajonit. Kjo do të shihet si një rrugë përpara, dhe do të dërgojë një mesazh të vërtetë të angazhimit të BE-së në rajon. Do të thotë gjithashtu që BE-ja mban premtimet e veta pasi Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kohët e fundit kanë vlerësuar se vendet janë të gati për të filluar negociatat.

Të dy vendet kanë treguar përkushtim për reformat dhe përparim dhe kanë përmbushur kërkesat e bëra nga ana e BE-së. Edhe pse vullneti për t’u anëtarësuar në BE mbetet i lartë në mesin e qytetarëve të dy vendeve, pas mosvendimit, ajo ra me 15% në Maqedoninë e Veriut, në bazë të statistikave zyrtare të disponueshme.

Ne po kërkojmë të vendosim një datë specifike për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe t’u japim mundësinë këtyre vendeve për të filluar negociatat pasi i kemi mbajtur ata në pasiguri për vite. Është me shumë rëndësi, pasi në këtë mënyrë do të japë energji të re për reformat dhe përparimin në rajon, ndërsa Bashkimi Evropian rifiton besueshmërinë në rajon.

Sinqerisht i juaji,
Irena Joveva
Klemen Grošelj
Biljana Borzan
Lukas Mandl
Ramona Strugariu
Tanja Fajon
Katalin Cseh
Franc Bogovi?
Andreas Schieder
Petar Vitanov
Milan Brglez
Damian Boeselager
Victor Negrescu
Sophie In’t Veld
Andrius Kubilus
Valter Flego
Adrian Vazquez Lazara
Marek Belka
David Lega
Petra Kammerevert
Vladimir Bil?ik
Andor Deli
Evin Incir
Željana Zovko
Robert Hajsel
Ilhan Kyuchyuk
Kinga Gal
Michal Šime?ka
Marion Walsmann
Vlad Marius Botos
Eugen Tomac
Urmas Paet
Karin Karslbro
Martin Hojsik
Viola von Cramon
Predrag Fred Mati?
Eniko Gyori
Traian Basescu
Arba Kokalari
Eva Maydell
Jacek Saryusz-Wolski
Thomas Waitz
Bronis Rope
Jaroslaw Duda
Romana Jerkovi?
Gheorghe Falca
Tomislav Sokol
Andrzej Witold Halicki
Radan Kanev
Jose Ramon
Bauza Diaz
Attila Ara -Kovacs
Brando Benifei
Bobert Biedron
Christian Sagartz
Isabel Santos
Maria Grapini
Emil Radev
Danuta Maria Huebner
Andrey Kovatchev
Marina Kaljurand
Dita Charanzova
Jerzy Buzek
Tineke Strik
Rasa Jukneviciene
Paulo Rangel
Clotilde Armand
Dimitros Papadimoulis
Fabio Massimo
Castaldo Svenja
Ilona Hahn
Alexander Yordanov
Chiara Giuli
Asim Ademov

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME