Lajme Lajmi i Fundit Sociale

“Përdorte” të birin 3 vjeçar, arrestohet shqiptari për shitje kokaine

Djalin e vogël e merrte me vete për të larguar dyshimet. Ishte vetëm tre vjeç dhe “shoqëronte” babain, teksa ai takonte një klient.

Por, policia në Venecia të Italisë mbërriti në vendin e takimit dhe arrestoi 35 vjeçarin me origjinë shqiptare me iniciale G.E., i cili jeton prej vitesh në Jesolo. Burri u ndalua të martën në mëngjes në vendpushimin bregdetar.

Para syve të policisë, ai u përpoq të hiqte qafe një celular por u bllokua dhe iu nënshtrua kontrollit.

Në çantë, ai kishte pesë pako të vogla kokaine dhe 400 euro. Kërkimi u shtri më pas në banesën e tij, ku policia, së bashku me qenin antidrogë gjetën edhe 16 doza të tjera kokaine.

Lënda narkotike me peshë totale 109 gram, u sekuestrua së bashku me 3 600 euro, një peshore elektronike dhe një pajisje për të paketuar dozat.

Burri tani është në burgun e Venecias në pritje të vendimit për vlefshmërinë e arrestit.

“Venezia Today” nuk shpjegon se çfarë ka ndodhur më tej me 3 vjeçarin.

Related posts

Situata politike në Shqipëri, VATRA u bën thirrje palëve të ulen në bisedime

Mila

I fejuari ju ka tradhëtuar pak para martesës? Ja çfarë duhet të bëni…

Tatani

Vrau 7-vjeçarin nga Kosova, e moshuara rrëfen arsyen

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!